Një grua u vra dhe nëntë vetë u plagosën rëndë, teksa një makinë u përplas me një grup udhëtarësh që prisnin një autobus në qytetin gjerman të Recklinghausen.

Policia bën të ditur se mund të ketë qenë një sulm kamikaz. Papritur makina me pasagjerë kishte dalë nga korsia dhe ishte përplasur me me njerëzit që prisnin autobusin në stacion. 

Dëshmitarët në momentin e ngjarjes janë shprehur shumë të shokuar dhe e kanë përshkruar skenën si “kaotike”. Dhjetë vetë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, me një grua që më vonë ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Incidentet vijnë pas një serish sulmesh në Europë,me agresorë të radikalizuar që përdorin automjete për të sulmuar persona të pafajshëm si në Franë,Suedi,Gjermani dhe vënde të tjera.