Futbollistin shqiptar Florent Hadërgjonaj që luan me kombëtaren e Zvicrës, duket se së shpejti tifozët do ta shikojnë të veshur me fanellën e përfaqësueses së Kosovës.

Mendohet se tashmë është pothuajse fakt i kryer kalimi i Hadërgjonajt tek përfaqësuesja e Kosovës.

24-vjeçari është pjesë e Hadërsfilldit në Premier Ligën angleze, ku numëron plot 21 paraqitje. Në të kaluarën Hadërgjonaj ka qenë pjesë e Jang Bojsit dhe Ingloshtadit. Ndërkohë mbrojtësi është aktivizuar 10 takime me kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe 1 takim me Kombëtaren A.

Ndërkohë, Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, shpreson që ta afroj 24 vjeçarin në kombëtare që të rris konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtes, para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020