Plot 110 milionë euro është ofruar skuadra madrilene të paguajë për yllin aktual të Manchester United, Marcus Rashford.

Sipas prestigjiozes “The Sun”, Los Blancos po përgatitin ofertën marramendëse për të bindur anglezin Rashford të transferohet në Bernabeu.

Rashford është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në qershor të vitit 2020, ndërkohë që ende nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester United, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që ai mund të largohet.

Lojtari në pjesën e parë të sezonit, me Mourinhon në stol, pati një ecuri mjaft të mirë, ndërsa me Solskjaer situata ka ndryshuar.

Ndërkohë Manchester dëshiron ta mbajë futbollistin në ekip, megjithatë interesi i Realit mund të tundojë 21 vjecarin.