Notis Sfakianakis është një prej këngëtarëve më të njohur dhe të famshëm grek.

Ai sapo ka mbërritur në Tiranë, ku do të mbajë një koncert ditën e enjte në Pallatin e Kongreseve.

Tek një pjesë e mirë e mediave shqiptare, qarkulloi një shkrim, ku këngëtari grek cilësohej si “fashist” dhe “anti-shqiptar”.

Këngëtari ka reaguar rreth këtyre zërave, duke i hedhur poshtë, ndërsa thekson se asnjëherë nuk i ka ofenduar shqiptarët, por mediat sipas tij e kanë manipuluar.

“Këto janë fjalë që nuk i kam thënë kurrë. Mediat më kanë manipuluar. Fakti që këtu jemi në Iliri, kjo i thotë të gjitha. Le ta ftojmë bashkë të enjten publikun në Pallatin e Kongreseve të enjten. Ju dua shumë. Ju pres në Pallatin e Kongreseve”, ka deklaruar Sfakianakis në një intervistë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook