Nuk është e pazakontë që kryeministri Rama t’u përgjigjet shpesh herë komentuesve në statuset e tij në “Facebook”.

Në një postim të kryeministrit Rama lidhur me Rilindjen Urbane në Pukë, komentuesit, vërshuan me komente në drejtim të statusit të publikuar nga kreu i Qeverisë.

Një komentues shkruan se e di që kryeministri nuk i ka qejf veriorët, por Rama nuk ia ka përtuar përgjigjen qytetarit.

Teksa i përgjigjet me ironi komentuesit Rama shton se këtë dilemë mund ta shtrojnë vetëm “veshgjatët me dy këmbë”.

Komentuesi: Nadia e Mire Kryeminister !! E di se spo I ke fort qef verioret tpaketen keshtu thot kazani plus mbetjet toksike :), sa me pelqen kure te flas veriorçe kjo qe u ba sot duhet te ishte ndertu qe ne 2000 tpakten , edhe nje sugjerim kisha une kure te arrish qe instancat e shtetit mos te korruptohen dije qe ke arrite ate qe ne shekuj se ka arrite kush !!! Na myten lek anej e lek knej !! Ore sa popull korruptiv paskemi ken !!! Dhe nje pytje kam sinqerisht a te ka ba vaki ty me pagu kund naj gje per x pune qe ta kryesh para tjerve !!!

Replika e Ramës: E para Puka eshte ne veri nuk eshte ne jug dhe a i kam une qejf verioret apo jo, kjo eshte nje dileme qe vetem veshegjatet me dy kembe mund ta ngrene, sepse une ne fakt kam qejf njerezit inteligjente qofshin veriore qofshin jugore dhe jo veshegjatet, e te tille ka ne Veri dhe ne Jug po njesoj🙃 E dyta une mund te them qe kjo duhet te ishte ndertuar ne vitin 1992 po nuk e marr vesh cfare kuptimi ka ky muhabet!🙃 E treta une mendoj qe kush te myt sic thua ti, ta ben shume mire perderisa ti e pranon ne vend se ta denoncosh tek shqiperiaqeduam.al, nderkohe qe patjeter ne po luftojme kunder kesaj semundje te vjeter, po do kohen e vet, sepse do te thote te besh shtet jo muhabet😊

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook