Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur pak minuta më [arë në Gjirokastër, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur konkretisht në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë pranë ish fabrikës së këpucëve.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se fëmija ishte i shoqëruar nga nëna e tij, dhe ishte duke kaluar vijat e bardha në momentin e përolasjes.

Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për rrethanat e aksidentit të ndodhur.