Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka marrë vendim për të disatën herë që seanca gjyqsore për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij kriminal, Gilmando Danin, Endrit Qyqon, Endrit Zelen dhe Blerim Shullazin.

Shkak për shtyerjen e seancës për të akuzuarit u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të dy prej të pandehurve, ndërkohë u vendos që senaca e radhës të mbahet pas dy javësh.

Kujtojmë se 2 muaj më parë Krimet e Rënda dhanë masën e dënimit, 55 vite burg për shtetasit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, si dhe Blerim Shullazi, nën akuzën e krijimit të grupit kriminal dhe gjobëvënie e kanosje për shkak të detyrës.