Është gjetur sot në orët e para të mëngjesit trupi i pajetë i një qytetari 57 vjeç në qytetin e Memaliajt.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Jorgo Gjoko i cili jetonte i vetmuar pas divorcit me gruan, në banesën e tij në lagjen nr.4.

Nga të dhënat e para mësohet se vdekja e tij ka ndodhur tre ditë më parë dhe vetëm sot në orët e para të mëngjesit është gjetur nga fqinjët në fazën fillestare të dekompozimit.