Hekuran Hoxha ose ndryshe i njohur si “Roni i Shijakut”, u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Shtetit i akuzuar si njeriu që porositi heroinën e Hasit të cilën pas përpunimit do ta transportonte në vendet e BE-së.

Ndërkohë ditën e sotme Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 48-vjeçarin i cili ra në prangat e policisë gjatë operacionit të para 3 ditëve.

Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.

Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Teksa mësohet se vendimi Hoxhës iu komunikua kur ishte në QSUT, ku po mjekohet për shkak të problemeve me shëndetin dhe ndodhet në repoartin e kardiologjisë.