Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës konkretisht në lagjen “Rilindja” ku persona të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë me qëllimin për tk grabitur.

Ndërkaq raportohet se në banesën ku ka ndodhur grabitja është gjeur i plagosur një i moshuar rreth të 70-ve.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë të ditur se të moshuarit i mungon rreth 1 milion lekë të vjetra, ndërsa ka qenë nipi i tij ai i cili e ka gjetur të moshuarin të gjakosur, ku më pas ka njoftuar ambulancën që ka bërë të mundur dhe dërgimin e tij për në spital.

Pas njoftimit nga nipi i të moshuarit (identiteti i të cilit nuk bëhet me dije) policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Në njoftimin zyrtar të policisë lidhur me ngjarjen në fjalë thuhet:

“Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes“