Një ngjarje e paprecedentë mësohet se iu është vënë një shtylle të tensionit të lartë në qytetin e Fushë-Krujës. 

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa mësohet se një masë eksplozivi është vendosur në shtyllën 400 kv të linjës së tensionit të lartë.    

Shtylla e dëmtuar Tiranë2-Podgoricë, mban numrin 58 ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.  

Në një njoftim shpërndarë mediave nga Operatori i Sistemit të Transmetimit thuhet se nga vendosja e eksplozivit është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së tënsionit të lartë.

“Aktualisht, Njësitë Speciale të OST janë duke ndërhyrë për të  shmangur stakimin e kësaj linje që do kishte pasoja shumë të rënda në furnizimin me energji elektrike në vend. Flukset e energjisë që injektohen në këtë linjë sot janë 50% e konsumit në gjithë vendin. OST dënon këtë akt të rëndë kriminal dhe ka kryer veprimet proceduriale në organet e drejtësisë me synim gjetjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit.