Në momentin kur fushata zgjedhore ka arritur në pikën më kulmore dhe kur LSI e PDIU janë vendosur në syrin e ciklonit të akuzave si nga kryeministrit, Edi Rama ashtu edhe nga lideri i opozitës, Lulzim Basha, vjen dhe lëvizja surprizë e Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit.

“DuaLajm.com” mëson se mëngjesin e sotëm mes tyre ka patur një takim surprizë, ku u pranishëm ka qenë edhe Petrit Vasili. Ky takim është zhvilluar në selinë e LSI-së, me fokus kryesor rakordimin e qëndrimeve përballë presionit gjithnjë e në rritje që po ushtrohet ndaj këtyre partive si nga PS ashtu edhe nga PD. Ende nuk dihet se çfarë kanë vendosur Idrizi, Meta e Vasili në këtë takim të zhvilluar larg syrit të medias.