Vijon ende protesta e banorëve të Astirit në kundërshtim të ndërtimit të “Unazës së Re” e cila prek banesat e tyre aty pranë.

 

Por ajo çka përbën lajm në protestën e sotme të banorëve të Astirit është një incident i ndodhur pak minuta më parë ku një automjet ka përplasur dy protestues dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë për në spital, ndërkohë që protestuesit e tjerë kanë akuzuar qeverinë për provokimin e rëndë dhe i kanë bërë thirrje policisë që të ndalojë e të arrestojë menjëherë personin në fjalë.

I pranishëm në protestë në mbështetje të banorë ish-deputeti demokrat Klevis Balliu e ka konsideruar ngjarjen si “provokim i ndyrë ndaj banorëve nga qeveria”,

“Ta kapin atë gangsterin që e ka sjellë qeveria.
Policia të shkojë e ta kapë atë që tentoi të trembë e të godasë qytetarët”, tha Balliu.