Ka përfunduar edhe procesi i numërimit i votave për kreun e Komunitetit Mysliman shqiptar.
Mësohet se në krye të KMSH-së do të jetë Bujar Spahiu i cilli u shpall fitues me 59 vota të marra. duke lënë pas Ylli Gurrën me 26 vota dhe Gramoz Bllikun me 2 vota.
Bujar Spahiu mbante më parë postin e nënkryetarit të KMSH dhe u zgjodh sot në krye të këtij institucioni me 59 vota.
Kujtojmë se nga gara u tërhoq ditën e djeshme ish-kryetari Skënder Bruçaj, dhe ditën e sotme mori vendim për të hequr dorë nga gara edhe Myftiu i Kukesit, Islam Hoxha.