Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 në Dhërmi në hotelin “August”. “DuaLajm.com” mëson se disa persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar një turist, rojen si dhe pronarin e hotelit së bashku me bashkëshorten e tij. 

Ende nuk dihen motivet se përse ka ndodhur ngjarja ndërsa disa dëshmitarë raportojnë për “Dualajm.com” se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe ambulanca e cila ka marrë të lënduarit. I gjithë vendi është vënë në alarm pasi për pak minuta pranë hotelit kanë ardhur me shpejtësi FNSH së bashku me grupin e gatshëm i cili ruan kryeministrin Rama. Ky i fundit ndodhet në Dhërmi duke kaluar disa ditë relaksi.

Pushuesit brenda hotelit janë tepër të alarmuar dhe kanë dalë nëpër ballkone ndërsa mësohet se policia vijon me hetimet rreth ngjarjes së ndodhur.