Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranë pas zbulimit të skandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unzës së Re, ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet.

Mësohet se Afrim Qendro aktualisht ndodhet në prokurori dhe po pyetet për skandalin e tenderit për ndërtimin e Unazës së re

Kompania DH Albania e cila ishte një nga fitueset e Unazës së Madhe falsifikoi një pjesë të dokumenteve, duke paraqitur veten si një kompani që operonte në SHBA.

Falsifikim i cili e ndihmoi kompaninë Dunwell Haberman, të fitojë lotin prej 18 milionë euro të tenderit për rindërtimin e Unazës së Madhe, duke krijuar imazhin e rremë se kjo është një kompani 20 vejcare dhe me eksperincë në projektet e infrastrukturës. E vërteta është se kjo kompani është themeluar në 25 Qershor 2018, vetëm dy muaj përpara zhvillimit të tenderit.

Mësohet se një ditë më parë në prokurorine e Tiranes u pyetën edhe pesë anëtarët e vlerësimit të ofertave.

Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.