Siç edhe u paralajmërua ditën e djeshme shtetasi Ervin Mata i cili u vetëdorëzua pak ditë më parë si i dyshuari kryesor për masakrën e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, u njoh sot me vendimin e Gjyaktës.

Pavarësisht se Prokuroria kishte kërkuar masën e “arrestist me burg” për Matën , Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kujtojme se ish- i fejuari i këngëtares Elvana Gjata ishte në kërkim prej 5 muajsh dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, në mungesë, për “Vrasje në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Mata ishte shpallur në kërkim prej 5 muajsh si i dyshuar në masakrën e ndodhur më 4 Tetor 2018 në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, konkretisht nëzonën e quajtur is-Blloku.

Në ngjarjen e rëndë u përfshinë disa persona ndër to edhe shtetasi Fabiol Gaxha i cili mbeti viktimë e konfliktit.

Siç edhe ka rezultuar nga hetimet e mëvonshme të grupit hetimor Gaxha u qëllua për vdekje nga komandoja Meviol Bilo si pasojë e një përplasje me armë mes grupit të Ervis Martinajt dhe atij të Ervin Matës.

I vetmi që qëndron në burg për përplasjen në armë në ish-Bllok është vetëm Ervis Martinaj, ndërsa më herët u lirua nga burgu dhe Eljon Hato. Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë dhe gjendja e tij shëndetësore çoi në lirimin e tij.  Ndërkohë Ish-Komando Merviol Bilo është i vetmi person i përfshirë në ngjarjen e rëndë i cili endet i lirë, i shpallur në kërkim nga policia.