Një komunikatë zyrtare nga policia e Tiranës mësohet se është vetëdorëzuar në polici Ervin Mata i dyshuari kryesor i masakrrës që ndodhi në zonën e ish-Bllokut. në muajin tetor të vitit 2018.

Vrasja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin Metropol në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës, përkatësisht në ish-Bllok. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj së bashku me Elion Haton.

 

Kujtojmë se që prej asaj dite Mata ishte i shpallur në kërkim dhe prej rreth 4 muajsh në kërkim, ka zgjedhur ti dorëzohet drejtësisë, ndërsa ende nuk dihet në çfarë kushtesh e ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Ervin Mata njihej gjithashtu edhe si i dashuri i këngëtares mjat të dashur për publikun Elvana Gjata.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:

E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Dinamika e ngjarjes

Rreth orës 21:30, para se të ndodhi krimi në lokalin në pronësi të Redi Popeskut, që ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” tek ish-Blloku, kanë qenë të pranishëm disa persona. Në banak ndodhej 36-vjeçari Ervis Martinaj, i shoqëruar nga shoku i tij, El- jon Hato, duke pirë verë.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Gjendet i pajetë 67-vjeçari tek varrezat e Sharrës

Ndërsa në një tavolinë ishin të ulur i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, Ervin Mata, me dy miqtë e tij, Fabiol Alushi e Geldo Hotin, si dhe me truprojën e saj, Meviol Billo, njëkohësisht edhe mik i tyre.

Deri në këtë moment, burimet thonë se situata ka qenë e qetë dhe pa tensione nga të dy palët, ndonëse një javë më parë disa prej tyre ishin përfshirë në një konflikt, në një tjetër lokal në Tiranë. Shkak për konfliktin dyshohet të ketë qenë ngacmimi i Elvana Gjatës nga Fabian Gaxha, që sipas të dhënave shoqërohej me Martinajn edhe si mik, edhe si truprojë e tij. Disa minuta më vonë, rreth orës 21:40, situata është tensionuar, pikërisht në momentin kur 28-vjeçari Gaxha është futur në lokal. Burimet thonë se 4 personat që ndodheshin në tavolinë janë ngritur në këmbë sapo ai është futur brenda. Fillimisht ka qenë Meviol Billo ai që e ka sulmuar fizikisht Fabian Gaxhën, si hakmarrje për ngacmimin e këngëtares. Në konflikt mësohet se janë përfshirë edhe personat e tjerë. Më pas, në kohën që 28-vjeçari ka nxjerrë nga brezi një pistoletë tip “Glock”, e gjetur nga Policia në vendngjarje, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Personi që ka qëlluar dyshohet të jetë 41-vjeçari Billo, truproja i këngëtares dhe i të dashurit të saj Ervin Mata. Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.