Ditën e djeshme punonjësit e bashkisë Pukë teksa po pastronin hasën në një predhë 120 mm. e cila ndodhej në një zonë pranë qendrave të banuara.

Në një njoftim të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes mësohet se në vendin ku u gjet predha është dërguar një ekip EOD (explosive ordnance disposal) të Forcave të Armatosura në bashkinë e Pukës.

Gjatë kërkimeve dhe krehjes së zonës, xhenierët e Forcave të Armatosura zbuluan 40 granata dore difensive, 6 granata dore ofensive si dhe një granatë dore me bisht.

Nga verifikimet paraprake, dyshohet që këto municione ndodhen aty që nga koha e trazirave të vitit 1997.