Një lajm i fundit vjen nga Gjirokastra ku raportohet për një zjarr të rënë në afërsi të banesave.

Zjarri ka rënë konkretisht në kodrën e Kordhocës, me vendodhje pranë rrugës kombëtare Gjirokastër-Kakavijë.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se deri më tani janë djegur 5 pisha të mëdha, ndërsa 10 të tjera janë përshkuar nga zjarri.

Ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjajres dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.