Emërohet në krye të Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, deri sot, prokurore te Krimet e Rënda.

Imeraj merr drejtimin e Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkës.

Emërimi i saj në këtë detyrë është bërë me firmë të kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku.

Imeraj është një nga hetueset e dosjes së ‘Tahirit’. Ajo njihet edhe si hetuesja për çështjen ndaj Emiljano Shullazit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook