Ditën e djeshme një nga moderatoret dhe modelet e njohura ka qenë pjesë e mediave pasi u publikuan disa foto ku ajo shfaqej duke u përqafuar me ish të dashurinë e saj.

Bëhet fjalë për Belen Rodriguez e cila ishte kapur nga paparazzët duke kaluar pak kohë me ish partnerin e saj Fabrizio Corona, me të cilin është ndarë prej kohësh.

Këto foto bënë xhiro në të gjitha mediat duke qenë se aktualisht moderatorja është në një marrëdhënie me Andrea Iannone, ndërsa gruaja e Fabrizio Coronas ka reaguar keq për këto foto dhe është shprehur se nuk e ka ditur që ata janë takuar fshehtas.

Për këtë çështje ditën e sotme shtëpia e Belen ka qenë e mbushur me gazetar, por kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores e cila ka shpërthyer shumë keq kundër tyre. Në një video të publikuar Belen shihet e dëshpëruar dhe u drejtohet shumë keq fotografëve dhe gazetarëve.

“Jeni gjithmonë këtu duke më fotografuar mua, nuk mund t’ia dal më. Po më shkatërroni jetën” – i tha Belen një fotografi që ndodhej afër saj. Ajo gjithashtu më pas  ka shtuar se : “Unë nuk jam si Michelle Hunzikker e cila në qoftë se nuk jeni ju kalon në depresion”.

Ndërsa për deklaratën e dytë bukuroshja italiane ka reaguar në një postim në instagram, ku i ka kërkuar falje koleges duke u justifikuar se e ka thënë në nerva e sipër. Ndër të tjera Belen u shpreh se paparazzët janë duke i shkaktuar probleme mendore dhe për këtë arsye ajo ka zgjedhur të udhëtojë shumë dhe të rri larg shtëpisë së saj.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ramush Haradinaj bën për ujë të ftohtë gazetaren, ja çfarë i thotë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook