Pa një skuadër që pas fundit të aventurës amerikane me Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic ka hyrë në orbitën e disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës. Por si gjithmonë, sulmuesi suedez kërkon të surprizojë dhe siç duket po ia del edhe këtë herë. E ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A, por jo te skuadrat prestigjoze si Inter, Milan apo Napoli.

19359386 0 Image A 37 1570361952675

Ibra ka vendosur të luajë me Bologna dhe shkak është trajneri Sinisa Mihajlovic, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Konfirmimi për këtë vjen nga drejtori teknik i klubit bolonjez, Walter Sabatini. “Ibrahimovic do të vijë te ne. Ai do të ndihmojë Mihajlovic dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo çmenduri të realizohet’, ka thënë Sabatini.