Ndarja nga jeta në moshën 66-vjeçare të aktores së madhe shqiptare, Hajrie Rondo, ishte pa dyshim një nga humbjet më të mëdha për kinematografinë dhe kulturën shqiptare.

Aktorja e madhe, Hajrie Rondo, e cila luftonte prej vitesh luftonte me një sëmundje të rëndë, nuk ia doli dot të realizonte dëshirën dhe brengën më të madhe që kishte për t’u rikthyer sërish në skenë.

Përmes një postimi në “Facebook”, aktori i madh shqiptar, Robert Ndrenika, me një mesazh të qëlluar dhe të mbushur plot me rebelizëm shkruan se ndarjes nga jeta të yllit të kinematografisë shqiptare nuk iu kushtua vëmendja e duhur, dhe kjo pasi mediat ishin fokusuar te festat e pasanikëve.

“Ylli i kinematografis Shqiptare vdiq edhe nuk ju kushtua vemendje aq shume per ate qe na beri te lumtur me rolet e saj por skeni faj qe ishet te fokusuar tek festat e pasanikëve 😥😥 u prefsh ne paqe mikesh 😍”, shkruan Ndrenika në mesazhin e tij prekës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook