Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ përballë një paneli gazetarësh është pyetur edhe për refuzimin që i bënë SHBA për t’i dhënë vizën.

Dako tha se pasi e kishin pyetur për pasurinë punonjësit e ambasadës kishin refuzuar t’i jepnin vizën për fshehje të dhënash.

‘Kam shkuar me vajzën dhe gruan time në ambasadë për të marrë vizën, aty më pyeti punonjësja e ambasadës sa shtëpi ke, i thashë 2, sa makina ke, i thashë 3…. Pastaj më tha që do të vijë pas 24 orësh, më erdhi përgjigja ‘Jo’, për fshehje të dhënash’, tha Dako.