Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt bëri gjestin e shëmtuar kur i ngriti gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re.

Edhe pse ai nuk e priste, ky gjest mori dhenë dhe u gjykua shumë nga gjithë shqiptarët.

Borchardt në rrëfimin e tij, flet për momentin ku sëbashku me bashkëshorten u përballë me banorët e Unazës, të cilët po protestonin para drejtorisë së Policisë.

Por ai sqaron se nuk ishte në dijeni të këtij tubimi. Më tej, Boarchardt shton se në moment që po kalonin rrugën iu afruan disa burra që po i shanin dhe po bërtisnit shkruan panorama.

Ai tha se personat që bënë këtë gjest nuk ishin gra, por burra. Më tej diplomati rrëfen se është gjetur i papërgatitur dhe se ka menduar se janë të njëjtët persona që e vendosën shënimin në apartamentin e tij.