Dubai cilësohet si një nga vendet më të bukura e të pasura të botës. E ardhmja atje shikohet gjithmonë shumë larg realitetit në të cilin ndodhemi.

Si një nga vendet me pasuritë më të mëdha të naftës, Dubai njihet për mrekullitë e tij në ndërtime dhe luks.

Autoritetet atje kanë vendosur të heqin nga qarkullimi të gjitha mjetet që punojnë me naftë. Në planet e reja Autoriteti i Elektricitetit dhe Ujit në këtë qytet synon që të ketë 32 mijë makina elektrike deri në vitin 2020.

Strategjia e së ardhmes në Dubai është reduktimi i makinave që punojnë me naftë, në ato me motorë elektrikë që funksionojnë me bateri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook