Një futbollist i ri, 21 vjeç, u hodh para trenit dhe u vra 12 orë pasi lexoi mesazhet e telefonit të së dashurës së tij, pak kohë pasi ishte ndarë me të.

Sipas hetimeve Jake Standbridge, 21 vjeç, “ndjente se e dashura kishte ndryshuar dhe nuk e donte më atë.”

Ai dhe Ciera Barnes ishin lidhur prej kohësh, por djali i dashuruar me vajzën po bënte plane t’i propozonte asaj për martesë. Ngjarja ndodhi në një zonë britanike.

Jake u godit nga një tren në orën 6.30 të mëngjesit, më 13 tetor 2018 në Sandback.

Hetimet atëherë thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të qenë të sigurt, se ai kreu vetëvrasje.

Futbollisti, i cili sapo kishte nisur karrierën si futbollist profesionist, vdiq nën rrotat e trenit ekspres vetëm 12 orë pasi ndërpreu romancën e tij me të dashurën dhe besohet se aktin e kreu pasi u mërzit nga tekstet që gjeti në telefonin e saj.

Hetimet e fundit zbuluan se shkak ishte pikërisht ndarja me të dashurën mbrëmjen e kaluar para se të vdiste. Djali ishte zemëruar për tekstet që gjeti në telefonin e saj.

Ai kishte planet që t’i propozonte Ciera-s gjatë një udhëtimi në New York dhe madje ata blenë një shtëpi së bashku. Nëna e tij Karen i tha seancës gjyqësore se diku në janar 2016 Jacob u njoh me Ciera, megjithëse ai kishte pasur shumë shoqe të rastësishme, por ishte dashuruar vetëm me atë.

Ajo tha se vajza në fjalë ishte e dashura e tij e parë dhe u bë pjesë e familjes.

“Por, duket se ishte në shtatë deri në tetë javët e fundit të jetës së tij gjërat me Ciera u bënë malore, dhe kjo përkoi me periudhën kur ai filloi të përdorë injeksione steroide.”

“Ai ndjeu që ajo kishte ndryshuar dhe nuk e donte më atë. Ai njëherë u zunë para meje. Por ai më tha që e donte Ciera, kurse ajo po rrëmbehej me kokën e tij. Unë e sigurova atë që ulje-ngritjet ishin pjesë e një marrëdhënieje” tregoi e ëma para gjyqit.