Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj profesionale.

Pas pushimeve dhe dasmës së motrës së saj Marinës me reperin e njohur kosovar Getoar Selimi, duket se Luana po tregon që nuk di të ndalet.

Së fundmi, mbrëmjen e djeshme ka startuar me rekorde audience emisioni “Shiko Kush LUAN”, i drejtuar nga Luana dhe moderatori Edi Manushi.

E pagëzuar tashmë si “Mbretëresha e Instagramit”, Luana është shfaqur e mrekullueshme mbrëmjen e djeshme teksa ka moderuar emisionin e saj më të ri të transmetuar në “Top Channel”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”240″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

E veshur me të bardha ajo shfaqi në dukje format e saj, të cilat për hir të së vërtetës janë për t’u pasur zili.

Duket se suksesi i këtij emisioni, me qindra mijëra shqiptarë që e ndoqën, i atribuohet veçanërisht Luanës, e cila ka surprizuar sërish duke treguar se nuk mund të ndalet.

Në emision kanë qenë të ftuar personazhe të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, ku mund të përmendin dy reperët e famshëm në trevat tona, Mc Kresha dhe Lyrical Son, ku ka pasur lojëra dhe sfida mjat interesante.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook