Ana Kallaku moderatorja e njohur është motra e aktorit Bes Kallaku dhe së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqej me të ëmëm, krahas së cilës shprehte tërë dashurinë që ka për të.

Edhe kur dedikimet janë serioze, Besi nuk mund të mos bëjë pak shaka.

“Ti, Hyjni e shpirtit tim. Më e mira, gjithë jeta ime” – shkruante moderatorja.

Nuk vonoi shumë dhe Besi komentoi foton, ashtu siç vetëm ai di. Ai vuri re detajin në foto, që të tjerëve mund t’iu kishte shpëtuar.

“A më duket mua apo ju ka thy pak dhëmbi mami??? Loooootttttrr”- komenton aktori, duke shkaktuar të qeshura pafund në rrjet.