Mund të duket si justifkim për të mos të dëgjuar të dashurin e saj, por një grua nga Kina është diagnostikuar në një gjendje të rrallë që e bën atë të paaftë për të dëgjuar zërin e meshkujve, ndërsa mund të dëgjojë fare mirë atë të femrave.

E identifikuar vetëm me mbiemrin e saj, Chen, e zbuloi se ishte e paaftë të dëgjonte të dashurin e saj.

Një natë më parë ajo ishte sëmur me të vjella dhe zhurmë në veshët e saj. Doktorët konfirmuan se ajo ishte e aftë të dëgjonte vetëm zërin e femrave, ndërsa për zërin e meshkujve ajo e kishte të pamundur të dëgjonte.

Kjo gjendje e rrallë pek vetëm 1 në 13 mijë persona që vuajnë nga humbja e dëgjimit. Një patologji e rrallë dhe e pamundur për t’u identifikuar.