Pijet alkoolike apo pijet me gaz nuk janë të rekomandueshme pasi ato janë shumë të dëmshme për shëndetin. Pavarësisht se ne e dimë që janë të dëmshme vazhdojmë akoma t’i konsumojmë.

Duhet të pini sa më shumë ujë pasi do t’i bëni një nder të madh trupit tuaj. Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse i zëvendësoni pijet e ndryshme me ujë:

Ju humbisni peshë më shpejt. Nëse pini vetëm ujë për nëntë ditë humbisni të njëjtën sasi kalorish sikur të bënit 8 km vrap.

Metabolizimi vepron më shpejt dhe në këtë mënyrë rritet energjia juaj. Truri juaj punon më mirë. Truri është i përbërë nga 75-85% ujë prandaj nëse konsumoni ujë ju e mbushni atë me karburant dhe ju ndihmon të përqendroheni.

Hani më pak. Uji e largon oreksin, çfarë ju ndihmon të humbisni peshë. Zemra juaj punon më mirë. 5 gota ujë në ditë e ulin rrezikun e një ataku në zemër me 41%.

Lëkura juaj bëhet më e butë dhe më e pastër.

Dhe në fund do të kurseni më shumë para. Uji kushton më pak se të gjitha pijet e tjera.