Një qen i vogël i ka shpëtuar jetën pronares së tij në mënyrë të pabesueshme.

Ruth Spurr u rrëzua në dysheme për shkak të një sëmundje të rrallë, sindroma Ehlers-Danlos dhe nuk ishte e aftë të lëvizte.

Në atë moment qeni Willow, gjeti telefonin e saj dhe vrapoi drejt 24-vjeçares në mënyrë që ajo të mund të telefononte ambulancën. Spurr e ka konsideruar qenin e vogël si hero. Willow  mori titullin ‘Qeni më i mirë ndihmës’ pas aktit të tij heroik.

“Jam e sigurt kur them se Willow transformoi tërësisht jetën time. Para se ta merrja në shtëpi po luftoja për të parë shpresë përtej sëmundjes sime, me vizitat e vazhdueshme në spital. Nuk po jetoja, thjesht po mbijetoja. Willow më dha shpresën, qëllimin dhe pavarësinë, që është më shumë sesa unë mund të kërkoja.”

Willow  u adoptua nga Spurr në 2016 para se ti shpëtonte jetën. 24-vjeçarja vuan nga sindroma Ehlers-Danlos (EDS) e tipit tre, që ndikon në indet lidhëse në trupin e saj, si dhe në zemër dhe sistemin imunitar.

“U rrëzova në dyshemenë e kuzhinës pa vetëdije. U zgjova pak minuta më vonë de gjeta qenin duke qëndruar në kraharorin tim me telefonin në gojë. Ëilloë gjeti telefonin tim dhe ma solli që të mund të telefonoja ambulancën,”-tha ajo. “Pas incidentit qëndrova 12 ditë në kujdes intensiv. Willow është me të vërtetë heroi im.”

Qeni gjithashtu ndihmon Spurr që të hapë dyert, të zhvishet, madje i dërgon dhe fasoletë për hundët nëse teshtin.

LEXO EDHE:  Ngordhi qeni, familja amerikane kërkon 150,000 dollarë kompensim nga shteti