Ky është momenti i çuditshëm kur një ari polar i habiti të gjithë vizitorët në një Kopsht Zoologjik në Gjermani me veprimin e tij.

Mirëmbajtësi i Kopshtit Zoologjik në Mynih, i hodhi ariut një zog për ta ngrënë, por kafsha polare në vend që ta hante, filloi ta hedhë shpendin në ajër, duke u përpjekur për t’i shpëtuar jetën, shkruan “DuaLajm.com”.

Të pranishmit që ishin atje thanë se ariu dukej sikur po përpiqej të ringjallte zogun.

Po kur ariu e kuptoi se zogu ishte i pajetë, ai e vendosi shpendin në një parvaz të betonit.

43-vjeçari që filmoi videon u shpreh: “Unë isha me familjen time për pushime verore në Mynih të Gjermanisë. Ne pamë mirëmbajtësin e Kopshtit Zoologjik duke marrë ushqimin për arinjtë, ndërkohë që kamerat tona ishin gati për ta filmuar momentin që do ushqehej. Por papritmas, pashë ariun që po përpiqej ta shpëtojë zogun dhe kjo ishte me të vërtetë e pabesueshme”.