Një ngjarje e aspak e këndshme, ka ndodhur në qendër të Pejës mbrëmjen e djeshme.

Një grup vajzash janë përleshur fizikisht me njëra-tjetrën, për shkaqe ende të panjohura.

Mediat kosovare kanë publikuar një video ku shihen se si dy femra bërtasin, duke thënë fjalë fyese dhe përleshen njëra me tjetrën në qendër të qytetit.

Pak më vonë në pamje shihet se si disa të rinj të tjerë ndërhyjnë për t’i ndarë vajzat. Video është publikuar nga indeksonline.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook