Vetëm para pak kohësh dyshja simpatike e këngëtarëve Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pranuan zyrtarisht se janë në një marrënie dashuri me njëri-tjetrin.

 

Çifti edhe përpara se të zyrtarizonin lidhjen e tyre ka qenë mjaft i diskutuar nga opinioni rozë, mirpo duket se një lajm i mirë ka ardhur për fansat e tyre pasi përmes një postimi në facebook çifti ka njoftuar zyrtarisht fejesën e tyre.

Ka qenë Eni Koçi ajo e cila ka publikuar fotot mahnitëse nga momenti i propozimit nga këngëtari dhe kantatutori Genc Prelvukaj.

Në foto shihet Genci i ulur në gjunjë me unazë në dorë, ndërkohë që vendi është i rrethuar me qiri, duke krijuar kështu një atmosferë romantike përreth tyre si edhe vetë situata.

Bashkangjitur fotos Eni ka lënë mbishkrimin “03.11.2018”.