Noizy aktualisht është një nga njerëzit më të suksesshëm në Shqipëri sa i përket botës së muzikës.

Ai bëhet shpesh herë pjesë e mediave rozë, për shkak të stilit të tij të jetës.

E dimë të gjithë se përpara se ai të bëhej reper ai ushtronte ndeshjet e rrugës ‘Street fighter’ ndërkohë që më pas jeta e tij mori tjetër drejtim duke u angazhuar me muzikën.

Sot ai është një ndër reperat më të njohur dhe më të pëlqyer por kjo nuk do të thotë se e ka të vështirë t’i rikthehet zanatit të vjetër nëse dikush e prek në pikë të dobët.

Në këtë video amatore të publikuar nga portali intv.al, thuhet se Noizy rreh një djalë, pasi sipas tij ai e ka ofenduar rëndë. Intv shkruan se ka qenë vetë reperi i ‘Midis Tirone’, që i ka vajtur ‘midis lokalit’ djalit në fjalë dhe e ka qëlluar disa herë si ndëshkim për ofendimin që ka bërë ndaj tij.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook