Një djalë 12-vjeçar ka marrë dy herë në telefon policinë për t’u ankuar pasi prindërit e tij i dhanë për të ngrënë sallatë.

Policia në qytetin e Halifax, Nova Scotia, Kanada morën një telefonatë para orës 23:00, nga fëmija i cili ishte i zemëruar për ushqimin që i ishte servirur.

“Fëmija ishte i mërzitur dhe nuk u kujdes për atë që prindërit vendosën në sallatë”, tha zëdhënësi i RCMP Cpl. Dal Hutchinson, i cili shpjegoi se oficerët janë të detyruar të përgjigjen në çdo thirrje telefonike.

Zyrtari tha: Para se policia të fliste me djalin, ai ‘mori sërish duke pyetur se ku ishte oficeri i policisë’ pasi ai ishte ‘shumë i pakënaqur me përbërësit që ishin në sallatë”.

Hutchinson tha se prindërit e djalit nuk ishin të kënaqur me atë që djali i tyre kishte bërë kur policia mbërriti në derën e tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook