Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku protagonist është bërë ministri i Departamentit të Zhvillimit Ndërkombëtar.

Lord Michael Bates ka mbërritur vetëm dy minuta me vonesë në Dhomën e Lordëve dhe kjo gjë i është dukur aq e turpshme saqë ka dhënë dorëheqjen.

Ministri nuk kishte ardhur në kohë dhe nuk ishte i pranishëm në sallë kur opozita kishte bërë një pyetje në adresë të tij.

Teksa mbërriti në sallë, ai mori fjalën duke iu drejtuar kryetares së Dhomës së Lordëve, Ruth Lister, të cilës i ka kërkuar falje për vonesën si dhe njofton vendimin e tij të pazakontë, duke dhënë menjëherë dorëheqjen.

“Ju kërkoj falje që u tregova i paedukatë dhe nuk isha në vendin tim për t’iu përgjigjur pyetjes. Në pese vjet për mua ka qenë privilegj t’iu përgjigjem pyetjeve në emër të qeverisë. Unë gjithmonë kam besuar se duhet të ngremë nivelin e mirësjelljes dhe respektin për t’iu përgjigjur pyetjeve.

Më vjen turp që nuk isha në vendin tim për t’u përgjigjur dhe për këtë arsye i ofroj Kryeministres dorëheqjen menjëherë”, u shpreh ministri Bates.

Ndërkohë që dorëheqja e ministrit u refuzua nga një kor në sallë, ku të gjithë thanë njëzëri “Jo”.

Madje as kryeministrja britanike Theresa May nuk e pranuar dorëheqjen e ministrit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Putin lë Trump në pritje rreth 1 orë, flet eksperti rus: Ja çfarë fshihet pas këtij veprimi