Foto ilustruese

Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku një kamion përfundoi 100 metra në greminë, pranë HEC-t në ndërtim në Moglicë, duke u dëmtuar plotësisht.

Burime nga Policia e Korçës bëjnë me dije se shtetasi Bledar Kastrioti, 28-vjeç, banues në Maliq, u arrestua në flagrancë pasi hodhi kamionin në greminë.

Arsyeja e këtij veprimi të ndërmarrë nga 28-vjeçari, ishte se kishte marrë njoftim për largim nga puna prej kompanisë ndërtuese ku punonte.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes“, sqaron policia korçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook