Ndahet nga i dashuri dhe ai i këput hundën me kafshime. 24-vjeçari kanadez Allyson Danylko, nga Toronto, tregoi sulmin e pësuar nga i dashuri i saj, 30-vjeçari Nick Grewal, i cili humbi toruan teksa ajo i komunikoi vendimin për tu ndarë.

Nick nuk e pranonte faktin që historia e tyre të përfundonte, kështu që pas debateve më 1 janar, u bë agresiv.

Fillimisht e përplasi përtokë dhe e tërhoqi deri në banjë deri kur u hodh sipër saj dhe e kafshoi në hundë duke i këputur majën e saj, të cilën më tej e pështyu në tualet.

Duket se mes tyre kriza kishte kohë që zgjaste, kështu që e reja vendosi që ti jepte fund lidhjes. Sipas mediave vendase vajza duhet të nisej në 7 janar për në Kosta Rika si vullnetare, kështu që vendosi që të kthente kapitull.

E larë në gjak vetëm pas dy orësh, e reja kuptoi se i mungonte një copë nga hunda, shkruan noa.al.

E reja ka nisur një fushatë online për mbledhje fondesh në mënyrë që ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të rindërtuar hundën.