Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një shkollë në qytetin e Vlorës.

Një vajzë 18-vjeçare ka humbur ndjenjat në klasë gjatë mësimit. Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit nga mësuesit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

“DuaLajm.com” mëson se bëhet fjalë për 18-vjeçaren Anxhela Kasaj, e cila vuante nga epilepsia.

E reja ishte nxënëse në shkollën e mesme “Jani Minga” në qytetin bregdetar.

Policia po heton rreth zbardhjes së plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë, e cila ka tronditur jo vetëm Vlorën, por mbarë vendin.

Ndërkohë që pritet rezultati i ekspertizës të hedhë dritë në orët në vijim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook