Teksa të gjithë ishin sy e vesh tek transferimi i mundshëm i super lojtarit Kylian Mbappe, diçka e keqe ndodhi për të pasi në ndeshjen e fundit u detyrua të linte fushën që në minutën e 75. 

Duket se Mbappe ka qenë tepër i pafat pasi u dëmtua në sfidën ndaj Toulouse, të cilën e fitoi Monaco 3-2.

Super ylli u detyrua të linte lojën që në minutën e 75 pas një problemi në gjurin e djathtë.

Talenti i kampionëve të Francës është nga më të kërkuarit në merkato. Kartoni i tij kushton rreth 180 milion euro.