Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin e Pukës, konkretisht në fshatin Buzhalë të njësisë administrative Qelez, ku raportohet se janë gjetur trupat e pajetë e dy të rinjëve në një stan bagëtish.

Dy të rinjtë identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije mësohet se ishin shokë me njëri-tjetrin, dhe ndodheshin prej dy ditësh në stanin e bagëtive.

Ndërkohë, menjëherë pasi ka marrë njoftimin policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme.