Një grua në Indi është duke u përballur me dënimin me vdekje pasi dyshohet se ka helmuar 5 persona, përfshirë bashkëshorit dhe famijarët e tij.

Pradnya Survase hodhi pesticide të ndryshme në ushqim gjatë një feste në shtëpi, ku morën pjesë 120 persona më 18 qershor, tha policia.

Pesë të ftuar, përfshirë 4 fëmijë vidqn pasi ju shërbye gjella e helmuar në fshatin Mahad.

23-vjeçarja kishte për qëllim të vriste bashkëshortin e vet, vjehrrën, dy kunatat e saj, motrën e vjehrrës dhe bashkëshortin e saj, raporton Hindustan Times.

Policia raporton se Survase pretendon se që ku u martua dy vite më parë, ata e kishin fyer për shkak se ishte me ngjyrë dhe e tallnin për gatimin.

Survase, e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti i parë, besonte se të afërmit i kishin dëmtuar martesën e dytë.

Në festë të ftuarve iu shërbyen ushqimet që u përgatitën nga një kuzhinier. Ata filluan vjellin e të ankoheshin për dhimbjet e stomakut dhe rreth 88 vetë u shtruan në spital.

Katër fëmijë mes moshës 7-13 vjeç vdiqën së bashku me 53-vjeçarin Gopinath Nakure. Dy prej të vdekurve ishin të afërm të Survase.

Kur policia policia filloi të merrte në pyetje personat që shërbyen ushqimin, midis tyre edhe Survase, ajo pranoi u rrëfye dhe pranoikrimin.

23-vjeçarja mori pluhur që përdoret për të vrarë gjarpërinjtë në festë sepse të gjithë ata ajo i dontetë vdekur ishin atje.

LEXO EDHE:  U pickua nga insekti kur po nxirrte plehrat, gruaja humb këmbë e duar

Mirëpo ata e hëngrën ushqimin përpara se të hidhej helmi duke shpëtuar. Por kur fëmijët e tyre u ulën për të ngrënë, ajo vendosi të përziejë helmin në një enë ushqimi duke i vrarë.

Survase u akuzua për vrasje, vrasje në tentativë dhe komplot sipas Kodit Penal indian. Ajo përballet me dënimin maksimal, dënimi me vdekje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook