Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Sonatoriumin  e Tiranës ku një nënë e re ka lindur dy foshnjat e saj binjake, por e prekur nga gripi AH1N1 ajo dhe një foshnje kanë humbur jetën, ndërsa fatmirësisht mësohet se foshnja tjetër ka mbijetuardhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Mësohet se gruaja 30 vjeçe shtatzënë ishte e shtruar prej 2 javësh në spital për shkak të ketij virusi, kishte bërë lindje të parakohshme pasi gjendja e saj ishte rënduar së tepërmi.

Kujtojmë se në Tiranë kanë humbur jetë edhe 4 persona të tjerë të prekur nga virusi vdekjeprurës, gjithashtu raste të tjera janë pikasur nga mjekët, prandaj dhe ISHP ka kërkuar vëmendje maksimale nga bluzat e bardha për satet e tilla, pasi gjendja sa po vjen e po bëhet akoma më alarmante.