Dy ditë më parë u gjet një kufomë pranë disa shkureve në rrugën “Lord Bajron”. Ndërsa sot policia ka njoftuar se është identifikuar trupi i pajetë. Ka qenë e motra e viktimës e cila kishte bërë kallzimin në polici se i  vëllai ishte larguar nga shtëpia dhe ajo është marrë në proçesin e identifikimit ku dhe ka konfirmuar se është i vëllai.

Trupi i 60-vjeçarit Naim Puca, u gjet në gjendje gati të dekompozuar, por ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij.

Informacioni i policise:
Në lidhje me kufomën e gjetur më datë 07.08.2017, në një shkurre në rrugën “Lord Bajron”, ju bëjmë me dije se: Më datë 08.08.2017, në ambientet e policisë është paraqitur shtetasia A.P., 58 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila pas kqyrjes së kufomës, ka deklaruar se kufoma e gjetur i përket vëllait të saj, shtetasit Naim Puca, 60 vjeç, për të cilin kjo shtetase ka bërë kallzim për “Largim nga banesa”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim