Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Hoçisht të Devolli, ku një burrë ka plagosur me armë gjahu bashkëshorten e tij.

Sipas policisë e plagosur ka mbetur Liza Bregu, e cila ka marrë plagë në këmbë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht.

E plagosura është transportuar drejt urgjencës së Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook