Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Memaliaj të Gjirokastrës, ku bashkëshorti për motive të dobëta ka goditur me sqepar gruan e tij.

Sipas burimeve policore, në pranga ka rënë Ferik Myrtaj, 65 vjeç, i cili ka qëlluar gruan e tij 57-vjeçare A.Myrtaj.

Mësohet se arrestimi i Ferik Myrtaj u bë pasi në banesën e tij, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij.

Sherri mendohet se ka nisur për motive banale megjithëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

57-vjeçarja ndodhet në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook