Një ngjarje e rëndë ka ndohur në Gjirokastër, ku një i moshuar dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri automatik.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për 62-vjeçarin me iniciale A.B., banues në Gjirokastër.

Trupi i pajetë i 62-vjeçarit, është gjetur në stanin e tij në fshatin Vanistër të Dropullit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Nuk dihen ende cilat janë arsyet që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të rëndë të vetëvrasjes 62-vjeçarin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook